Gjobiten 150 kombësorë nga policia

E publikuar: 13/01/2016 12:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këmbësorët që kalojnë në vende ku nuk janë të shënuara me rregullat e komunikacionit dënohen në bazë të ligjit për siguri në komunikacion.

Vetëm vitin e kaluar 149 qyetarë morën gjobë, raporton Gazeta Fjala.

“Gjatë vitit 2015, për mos respektim të shenjave në komunikacionin rrugor nga ana e këmbësorëve janë shqiptuar gjithsejtë 149 tiketa”,thuhet nëpërgjigjen e zyres për Informim të Policisë së Kosovës.

Një gjobë për shkelje të rregullave nga këmbësorët është 15 euro. Ndërkohë që vitin e kaluar 2 mijë e 235 euro iu shtuan buxhetit të vendit nga kjo gjobë.

Sipas të dhënave të policisë së Kosovës nga 129 persona të vdekur në aksidente të komunikacionit rrugor gjatë vitit 2015, prej të cilëve 48 persona kanë qenë këmbësor.

Ndërkohë totali i të gjitha tiketave të shqiptuara për shkelesit e ligjit të Trafikut është 303 mijë e 971. Vërehet një rënie e tiketave të shqiptuara për dallim nga viti 2014 që kishin qenë 319 mijë e 332tiketa./ Gazeta Fjala/

– See more at: http://gazetafjala.com/150-kombesore-u-gjobiten-nga-policia/#sthash.wfpKRWRK.dpuf