Gjithnjë në shëtitje, paguhet nga 900 euro për çdo fotografi të postuar në rrjetin social (Foto)

E publikuar: 14/10/2017 19:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hayleu Anderson nga Queensland i Australisë, gjatë tërë kohës është në shëtitje dhe për fotografitë që i poston në rrjetin social, paguhet deri në 900 euro.

Agjenci të shumta e kanë kontaktuar 25-vjeçaren, e cila nisi si hobi postimin e imazheve nga vende të lashta, plazhe gjatë perëndimit të diellit dhe dete me ujë të kristaltë, transmeton Telegrafi.

“Kam aparat profesionist dhe mundohem të zë në kuadër, më të mirën nga një peizazh. Zakonisht më fotografon i dashuri, që më shoqëron gjithkund”, ka thënë Anderson lidhur me rastin.

Për një kohë të gjatë ajo nuk ka ndonjë punë të zakonshme, pasi gjithnjë është duke udhëtuar në zona të ndryshme turistike.

“Pa përfunduar pushimin, shqyrtoj ofertat për udhëtimin tjetër. Nganjëherë i shes edhe dhurata që më durojnë, pasi jo gjithmonë mund t’i mbuloj të gjitha shpenzimet”, ka shtuar më tej turistja. /Telegrafi/