“Gjithmonë në mendimet tona” – Bota e futbollit nderon Emiliano Salan pasi trupi i tij gjendet i vdekur në rrënojat e aeroplanit

E publikuar: 08/02/2019 08:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lojtarë dhe klube të ndryshme shprehën ngushëllime në media sociale pasi policia konfirmoi se trupi i argjentinasit, Emiliano Salah, ishte identifikuar si i gjeturi i vdekur nën rrënojat e aeroplanit.

Lajmi i vdekjes së Emiliano Sala ka dërguar botën e futbollit në zi pasi u konfirmua pas mesnatës së enjte se trupi i sulmuesit ishte ai identifikuar disa ditë më parë nën rrënojat e aeroplanit të rrëzuar në det.

Policia e Dorsetit konfirmoi lajmin e trishtuar duke lëshuar një deklaratë ku thotë se mjeku i tyre kishte identifikuar 28-vjeçarin dhe se familja e Salas dhe pilotit David Ibbotson ishin njoftuar.

Mesazhet e trishtimit, mbështetjes dhe ngushëllimit kanë ardhur në mediat sociale nga e gjitha bota e futbollit që bëhet pjesë e zisë për vdekjen tragjike të sulmuesit të Cardiff Cityt.

“Gjithmonë në mendimet tona”, ishte postimi i Cardiffit, klubit ku u transferua Sala dhe nuk mundi të debutojë.

“Pusho në paqe EMI”, ka shkruar Mbappe, ashtu sikurse shkroi edhe klubi i Barcelonës, anglezi Harry Maguire dhe Iker Casillas.

Edhe shumë klube tjera dhe futbollistë të njohur në botën e futbollit shfrytëzuan rrjetet sociale për të ngushëlluar për vdekjen që tronditi sportin më të bukur në botë. /Telegrafi/