Gjithmonë e gjenin duke shëtitur, zbulohet mënyra se si kali ikte prej stallës (Video)

E publikuar: 30/03/2018 20:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Heidi Lewrence është pronarja e një ferme në Pennsylvania të Shteteve të Bashkuara, ku kishte ankesa të shpeshta për kalin e quajtur Colby.

Këtë të fundit, gjithmonë e gjenin duke shëtitur, në të shumtën e rasteve edhe kapej duke hëngër nga grumbujt e sanës, transmeton Telegrafi.

Punonjësit e fajësonin njëri-tjetrin, për pakujdesi dhe se harronin ta mbyllnin stallën si duhet. Derisa, pronarja nuk e zbuloi formën, se si ai po arratisej.

Colby është parë teksa shfrytëzonte dhembët dhe gjuhën për të hapur derëzën, pastaj me kokën shtynte derën për të dalë i papenguar. /Telegrafi/