Gjithçka që dihet për vrasjen në Prizren, ku e vdekur mbeti nëna e këshilltares së Haradinajt

E publikuar: 07/08/2019 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

B.V 61 vjeçar, qëlloi për vdekje gruan e tij, A.V rreth 41 vjeçe në Prizren.

Çifti kishin ardhur për pushime nga Zvicra, por problemet që ata patën mes vete, bënë që 61 vjeçari të shtinte me armë rreth 15 herë drejt gruas së tij, vetëm pak metra larg shtëpisë së tyre në rrugën “Hysni Morina” në Prizren, shkruan lajmi.net.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00.

Po ashtu, besohet se i dyshuari për rastin, menjëherë pas kryerjes së veprës e kishte telefonuar policinë për t’i treguar për krimin.

Në këtë rast është ndaluar në afat prej 48 orë personi i dyshimtë B.V i lindur në vitin 1958.
Sipas asaj që raportohet, e ndjera dhe i dyshuari nuk kishin pasur fëmijë me njëri tjetrin nga kjo martesë.

Ata besohet se fëmijë kishin pasur nga martesat paraprake.