Gjithçka për operacionet në hundë, flet doktori Zgjim Limani

E publikuar: 12/07/2018 05:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nita nga Prishtina ka vendosur që ta bëjë operacion hundën. Ajo kishte probleme me frymëmarrjen, por krahas kësaj ajo dëshironte që edhe pamjen estetike ta ketë më të bukur. Operacionin e Nitës e kreu doktor Zgjim Limani-otorinolaringolog. 

Ai për emisionin Human në T7 me Dijedon Musën ka shpjeguar rreth vështirësive të operimit të hundës.

“Në përgjithësi operacionet e hundës janë trend jo veç në vendin tonë por në përgjithësi. Nuk është trendi vetëm për ta rregulluar hundën, por për t’i kushtuar rëndësi pamjes së jashtme. Operacioni i hundës si ndërhyrje kirurgjike, klasifikohet në ndërhyrjet e vogla”, shpjegon doktor Zgjimi.

Tutje ai tregon metodat të cilat përdoren për operimin e hundës.

“Ka disa teknika në mënyrën se si punohet, ato përzgjidhen në bazë të defrmitetit të hundës që pacienti ka. Kemi metodën e hapur dhe të mbyllur për operacionet e hundës. Që të dyja përdoren, kirurgu e përcakton se cilën metodë dëshiron që ta përdorë”, thotë ai.

E ndërkohë, Nita, ajo e cila ka vendosur që ta operojë hundën shpjegon për rreth vendimit të cilin e ka marrë për ta bërë këtë operim.

““Unë kam pak probleme me frymëmarrje. E dyta puna e estetikës. E kam pas kompleks dhe më në fund po e bëj. Është një send që më bënë mu me u ndi ma mirë për atë po e bëjë”, thotë Nita.

Por sidoqoftë, sipas mjekëve, faktori më i rëndësishëm pengues në marrjen ose jo të një vendimi për të bërë një ndërhyrje rinoplastike është frika për një dështim të mundshëm të ndërhyrjes./Express/