Gjithçka nisi me një skuqje, gruas i zhvillohet infeksioni i rrallë në hundë

E publikuar: 08/03/2019 10:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjithçka nisi kur 39-vjeçarja, Adrianna Ely, nga Teksas SHBA vuri re në vitin 2013 se maja e hundës kishte filluar t’i skuqej.

Pas skuqjes, asaj filloi t’i digjte e gjithë zona rreth hundës. Me kalimin e kohës, hunda e saj ndryshoi ngjyrë dhe u ënjt në dyfishin e madhësisë që kishte më parë.

Ndërkohë që ajo konsultohej me mjekë të ndryshme, hunda e saj u rrit aq shumë sa nuk mund të merrte më as frymë pasi i bllokoheshin rrugët e ajrit. 

Adrianna rrëfen se gjatë kësaj periudhe ajo u izolua brenda pasi nuk donte që njerëzit ta tallnin ose t’i ngulnin sytë të habitur ose neveritur.

Në maj të vitit 2017 ajo e dogji lëkurën e sëmurë me lazer dhe tashmë ka nisur t’i kthehet jetës së saj normale.