Gjithçka çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë

E publikuar: 17/12/2018 09:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë janë paraparë që të mbahen shumë ngjarje.

Më poshtë ju sjellim ngjarjet që pritet të mbahen sot:

10:00
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) mban konferencë për lansimin e të gjeturave të Barometrit Kosovar të Sigurisë, lidhur me politikën e jashtme dhe dialogun me Serbinë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).

10:00
Shoqata e transportit rrugor të udhëtarëve organizon takim për të diskutuar për problemet në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë dhe ngritjen e çmimit të peronizimeve. (Oda Ekonomike e Kosovës, Prishtinë).

10:00
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) mban takim me Këshillin Ekzekutiv të Forumeve të Sigurisë në Bashkësi. Do të diskutohet për kapacitetet operacionale, sfidat si dhe rekomandimet  për ngritjen e rolit të forumeve të sigurisë në bashkësi. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

11:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, shqyrton Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës të viteve 1990-të; si dhe takon Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). (Kuvendi i Kosovës, Salla N303).

11:00
Të dyshuarit për përfshirje në vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, do të dalin para gjykatës, ku do të shqyrtohet kërkesa për masën e paraburgimit. (Pallati i Drejtësisë, Gjykata Themelore)

11:00
Parlamenti i Studentëve do të protestojë me kërkesë përmirësimin e kushteve për studentët, si dhe kundër ndërhyrjeve në pavarësinë e kësaj organizate studentore. (Para Rektoratit të UP-së)

12:00
Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës organizon takim letrar për poetin Esad Mekuli. (Biblioteka “Pjetër Bogdani”, Prishtinë)

12:00
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe “Viva Fresh Store” në Ferizaj organizojnë ekspozimin dhe promovimin e prodhimeve vendëse në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018”. (“Viva Fresh Store”, afër stacionit të policisë në Ferizaj)

13:00
Komisioni parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie do të takojë Bordin e Radio Televizionit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204).

13:00
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike shqyrton Draft-Strategjinë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe marrëdhëniet ndërparlamentare dhe Raportin nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Diasporën dhe Mërgatën. (Kuvendi i Kosovës, N302).

13:00
Fondacioni “Valon Vataj” dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, nënshkruajnë memorandum për renovimin e Çerdhes së Qytetit. (Komuna e Suharekës).

18:00
Lëvizja FOL organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2018, në shenjë vlerësimi për personalitetet më të guximshme në vend. (“Kadare Bar & Books”, Prishtinë).

18:00
“Kosovo 2.0” organizon diskutim për zhvillimin e fushatave të suksesshme të avokimit për të drejtat e njeriut me drejtorin e Fushatave për Evropë në organizatën “Amnesty International”, Fotis Filippou. (Hapësirat e “K2.0”, rr. “Ferat Dragaj”, Prishtinë). /Lajmi.net/