Gjinovci: Të votuarit e kosovarëve në Shqipëri është mungesë e etikës

E publikuar: 25/04/2021 17:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktivisti Rron Gjinovci përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar në lidhje me votimin e kryeministrit të vendit Albin Kurti, dhe disa politikanëve të tjerë në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë.

Ai e quajti joetike këtë veprim nga politikanët kosovarë.Ai shtoi se pjesëmarrja në këto zgjedhje do të thotë ndërhyrje në jetën e qytetarëve të atij vendi, e që do i vuajnë pasojat pastaj.

“Është ndërhymje në jetën e qytetarëve atje që do t’i vujnë pasojat e zgjedhjes tande”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Të votuarit e kosovarëve në Shqipni është mungesë e etikës.

Me marrë pjesë në zgjedhjen e kahjes së qeverisjes së ni vendi ku ti nuk jeton, nuk pagun taksa, nuk ke familjarë të ngushtë, pra thjeshtë s’ki kurrfarë lidhje reale me te, përpos ca ideve romantike të trashëgume të cilat asniherë nuk i janë nënshtru kritikës, është joetike. Është ndërhymje në jetën e qytetarëve atje që do t’i vujnë pasojat e zgjedhjes tande.