Gjinolli: Mjekët mund të pranojnë deri 40 euro dhuratë

E publikuar: 28/01/2016 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Neurokirurgu, Talat Gjinolli ka thënë se mjekët mund të pranojnë ndonjë dhuratë, mirëpo jo më të shtrenjtë se sa 40 euro.
“Dhënia e parasë mund të bëhet pasi se të kryhet shërbimi, si dhuratë për mirënjohje për shërbimin që e kënaq atë që kërkon shërbim”.

“Deri në 40 euro dhuratë mund të pranohet por jo në vlerë monetare, nëse pranohet vlerë më e madhe bien ndesh me ligjin për marrjen e dhuratave”.

Sipas tij çdo njeri që është i thirrur për shërbime publike dhe pranon dhuratë më të shtrenjtë se kjo shumë, atëherë duhet të përgjigjet para ligjit.

“Ky problem është më i ndishëm nëse akuzohet për marrjen e ryshfetit, atëherë shtë ligji për marrjen e dhuarave”.

“Për çdo punonjës që ofron shërbime publike në masë, duhet të sanksionohet nëse e then ligjin, nëse kërkon para, para se të krhyet shërbimi”.

“Institucioni privat ka çmimore por në ato publike punëmarrësit e marrin rrogën prej punëdhënësit dhe nuk janë të lejuar të marrin shpërblime nga pacientët”.

Sipas tij kjo gjë ndodh edhe në vendet më të zhvilluara në botë.

“Kjo ekziston edhe aty ku ka sistem shëndetësor të mirëfilltë, ne jemi të bombarduar nga kompanitë farmaceutike, së fundmi në Gjermani po aprovohet një ligj tjetër që ndalon sponzorizimin e kompanive farmaceutike për dërgimin e profesionistëve në konferenca në mënyrë që të parandalohet konflikti i interesit”./Klan Kosova/.