Gjini: Sulmet ndaj zyrave të LDK-së apo cilësdo parti politike janë të papranueshme

E publikuar: 29/02/2016 16:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se sulmet ndaj zyrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës apo cilësdo parti politike janë të papranueshme.

“Pavarësisht se jam i bindur se ‘përfaqësuesit’ e elektoratit të tyre kanë gabuar rëndë, sulmet ndaj zyrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës apo cilësdo parti politike janë të papranueshme”, ka shkruar Gjini.

Ai i bënë thirrje Policisë që ta kryejn punën e tyre në zbardhje të rastit.

“Policia duhet ta kryej punën e vet. Duhet kuptuar se veprimet e tilla dalin krejtësisht jashtë kuadrit të ballafaqimit politik”, shkruan Gjini në Facebook.