Gjini: BE na kërkon t’i kryejmë detyrat dhe nuk na mbron nga Serbia

E publikuar: 10/01/2017 21:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se Bashkimi Evropian kërkon nga Kosova që vazhdimisht t’i kryejë detyrat dhe në fund thonë se nuk mund ta mbrojnë vendin nga Serbia.

Këtë Gjini e ka thënë duke u lidhur në rastin e arrestimit të ish-kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze ditë më parë, njofton Klan Kosova.

“Edhe sa herë duhet të gjykohet Ramush Haradinaj?!”, ka thënë Gjini duke folur për urdhërarrestit të lëshuar nga Serbia në bazë të të cilit është arrestuar Haradinaj.

“Serbia ka lëshuar urdhërarrest përmes Interpoli. Kur është vendosur në skaner pasaporta i ka dalë policit dhe polici e ka kryer punën kjo është pjesa teknike”, ka shtuar Gjini.

Ai ka folur në Zona B edhe për seancën e thirrur këtë të martë për të nxjerr një rezolutë për lirimin e Haradinajt.

“çdo rezolutë e Kuvendit e ka një peshë serioze edhe për të gjitha vendet tjera”.

“Kuvendi i Kosovës mban seancë për ti nxjerrë disa qëndrime që do të çojnë në lirimin më të shpejtë të Haradinajt”, pohon Gjini.