Gjini: Edhe pushteti e ka ngrirë kokën! (Video)

E publikuar: 22/03/2017 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjini ka treguar se kush është fajtorë për çështjen e demarkacionit.

Ardian Gjini nga AAK në “Click” të RTV21 ka folur për problemin e demarkacionit duke thënë se ata ashtu si qeveria e vendit e kanë ngrirë kokën për këtë çështje pasi që të dy palët po mendojnë që e kanë mirë, shkruan rtv21.tv

Gjini tha se askush nuk mund të thotë që opozita është rigjide në qëndrimin e saj sepse nese pala tjetër nuk është rigjide nuk ka kuptim kjo.

Gjini po ashtu tha se AAK nuk heq dorë nga qëndrimi i saj për demarkacionin pasi që besojnë që propozimi i tyre është në rregull duke thënë se kufiri është deri në Çakorr dhe se me Malin e Zi mund të shihemi në Gjykatën e Arbitazhit  nese kjo çështje nuk zgjidhet ndryshe./21Media