Gjinekologët kjo është mosha ideale për t’u bërë nënë

E publikuar: 13/06/2020 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të sjellësh në jetë një fëmijë është eksperienca më shenjuese në jetën e një gruaje, pasi lind jo vetëm një qenie e re, por edhe një grua e re. Të qenët nënë është një udhëtim pa kthim pas që shoqërohet me dashuri,lumturi, paqe, sfida e lodhje, një udhëtim që sipas studimeve të fundit është mirë ta ndërmerrni pas moshës 35 vjeç. Shtatzënia pas të 35-ve është konsideruar historikisht e rrezikshme, por hulumtimet e fundit kanë treguar se gratë në të 30-at dhe 40-at e tyre ndihen shumë më të vendosura dhe të sigurta në marrëdhëniet dhe karrierën e tyre, por jo vetëm.

Studimet e mëparshme kanë provuar se shtatzënia e vonë ndikon në jetëgjatësinë e një gruaje, por një studim i kryer nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut ka provuar se lindja pas moshës 35 vjeç përmirëson aftësitë mendore të nënës.