Gjilani vazhdon pa humbje, ndanë pikët me Vllazninë

E publikuar: 21/10/2017 16:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjilani dhe Vllaznia kanë luajtur baras 0-0 në derbin rajonal të zhvilluar në stadiumin e qytetit.

Ndeshja nisi me një rast të mirë për skuadrën vendase të Vllaznisë, kur Salihu goditi mirë por jo saktë.

Në minutën e 23-të, Armend Thaqi i Gjilanit depërtoi në zonë, por në momentet e fundit ndërhyri mbrojtja vendase duke larguar rrezikun.

Pesë minuta para fundit të ndeshjes, mbrojtësi i djathtë i Vllaznisë, Rron Statovci u fut në zonë goditi bukur por në fund intervenoi portieri mysafirë.

Ashtu siç filloi ndeshja edhe përfunduan 45 minutat e para me rezultat të bardhë 0-0.

Gjilani e nisi më mirë pjesën e dytë kur Isa Eminhaziri tentoi nga jashtë zonës së 16 metërshit por priti portieri Bajrami.

Rastin më të mirë në ndeshje e patën vendasit në minutën e 71-të.

Mensur Livoreka harkoi bukur në zonë por sulmuesi Shkëmbim Salihu goditi dobët me kokë, goditje që u prit nga portieri Kaçiu.

Salihu kishte rast të mirë shënimi edhe në minutën e 87-të, por dështoi të shënoj i vetëm përballë portierit Kaçiu.

Kësisoj edhe pas javës së 11-të, Gjilani mbetet skuadër e pamposhtur në Superligë ku ka shënuar katër fitore dhe shtatë barazime duke grumbulluar 19 pikë që e mbajnë në pozitën e tretë në tabelë.

Ndërkohë Vllaznia ka marrë pikën e parë nën drejtimin e Bylbyl Sokolit dhe tani ndodhet në fundin e tabelës por me pesë pikë të tubuara.

Në ndeshjen e radhës, Vllaznia do të jetë nikoqire e Feronikelit, ndërsa Gjilani luan në udhëtim te Besa e Pejës. /Telegrafi/