Gjilani shënon 242-vjetorin e Pavarësisë së ShBA’ve

E publikuar: 04/07/2018 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nën përkudesjen e kryetarit Lutfi Haziri, Komuna e Gjilanit ka vendosur në qytet flamuj amerikanë, në shënim të 242 të Pavarësisë së ShBA’ve.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, me këtë rast ka uruar popullin amerikan, ndërsa ka falënderuar mikun e madh të shqiptarëve për mbështetjen e madhe për Kosovën dhe Gjilanin në mënyrë permanente.

“Me taksat e qytetarëve amerikanë, përmes programeve të USAID, kemi realizuar dhjetëra projekte kapitale, të cilat kanë ndikuar direkt në mirëqenien e qytetarëve të Gjilanit. Një falënderim përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e madhe”, ka thënë Haziri.