Gjilani prezanton dy ardhjet e reja, nënshkruajnë vëllezërit Keita

E publikuar: 17/02/2019 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra e Gjilanit ka përforcuar radhët e veta me dy futbollistë nga Bregu i Fildishtë.

Fjala është për dy vëllezër që i janë bashkuar skuadrës bardh e kuqe nga Kosova.

Raza Keita dhe Aziz Keita janë dy transferimet më të reja të Gjilanit.

Dy lojtarët ishin regjistruar më parë në Federatën e Futbollit të Kosovës, ndërsa para disa dite kanë zbarkuar në Gjilan.

Lojtarët në fjalë kanë nënshkruar kontrata për dy vite e gjysmë me klubin e Gjilanit.

Prezantimi i tyre është bërë një dit pas derbit lokal mes Dritës dhe Gjilanit, ku kjo e fundit pësoi humbje 3-1.

Vëllezërit Keita janë binjakë të lindur në vitin 1997 dhe njëri luan në pozitën e mesfushorit ndërsa tjetri në atë të sulmuesit. /Telegrafi/