Gjilani kërkon mbështetje nga USAID-i për organizimin e panairit regjional “Gjilani 2015”

E publikuar: 27/05/2015 18:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtorët e programeve të USAID-it amerikan, Amy Denkenber i AKT US dhe Artan Avdiu i AKT LS, kanë vizituar sot Komunën e Gjilanit, ku janë pritur nga shefi i kabinetit të kryetarit Haziri, Arbër Ismajli.

Në këtë takim është biseduar për mbarëvajtjen e projektit të USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku dhe për koordinim të aktiviteteve në vazhdim.

Ndër të tjera, në këtë takim Ismajli ka kërkuar nga USAID-i që të mbështesë organizimin e Panairit Regjional për promovimin e produkteve vendore “Gjilani 2015”, kërkesë e cila mbetet të shqyrtohet nga përfaqësuesit e programeve të USAID-it në ditët në vazhdim.