Gjilani gati për gjysmëvjetorin e dytë

E publikuar: 02/02/2019 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar nxënësit mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.

Gjatë takimit me drejtorët e shkollave fillore, të mesme dhe institucioneve parashkollore, u konfirmua se gjithçka është gati për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të mësimit.

“Uroj nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e mësimit në gjysmëvjetorin e dytë, duke shpresuar shumë që sukseset e fëmijëve dhe të shkollave në përgjithësi në Komunën tonë të jenë gjithnjë më të larta. Kërkohet një angazhim i përbashkët nga mësimdhënësit dhe prindërit, që të kemi nxënës të suksesshëm”, ka thënë me këtë rast kryetari Haziri.

Përndryshe, në shkollat e Gjilanit, përpos në gjuhën shqipe, mësimi zhvillohet edhe në gjuhën serbe, turke e rome.