Gjilani do të përfundojë së shpejti edhe shtatë shtëpi për familjet në nevojë

E publikuar: 26/12/2018 20:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 Komuna e Gjilanit është duke bërë renovimin e shtatë shtëpive për familjet në gjendje të rëndë ekonomike dhe familjare që dimri për ato të jetë më i lehtë për t’u tejkaluar.

Kryetari Lutfi Haziri, gjatë vizitës në shtëpinë e Ismet Halilit, ka thënë se në gjithë territorin e Gjilanit Komuna me mbështetje edhe të donatorëve është duke renovuar shtëpitë për familjet me gjendje të rëndë.

“Po presim që gjendja të ndryshoj për së miri dhe familjet të cilat kanë gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale të ketë sa më pak në Komunën e Gjilanit, derisa ta ulim këtë në pikën zero, sa i përket aspektit të strehimit”, ka pohuar ai.

“Në këtë fazë është duke u punuar në shtat shtëpi të familjeve të ndryshme. Prej tyre, gjashtë shtëpi  po financohen nga Komuna e Gjilanit dhe një është në bashkëpunim me një donator privat. Kur kësaj ia shtojmë edhe ato që janë renovuar deri më tani, kemi rreth 50 shtëpi të renovuara dhe afro 100 të ndërtuara me çelësa në dorë dhe afro 50 familjeve po u paguajmë qeranë mujore”, ka thënë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri.

Kurse nga ana e tij Ismet Halili, ka thënë se jeta e tij dhe gjendja ku ka jetuar do të filloj të ndryshoj për së miri.

Ai ka thënë se krahas kushteve jo të mira shëndetësore ishte edhe brenga e madhe e banimit, tash siç ka thënë ai, pas kësaj do të jetë gjithçka më e lehtë./Infosot/