Gjilani dhe USAID-i koordinojnë aktivitetet rreth projekteve të programit Avancojmë Kosovën së Bashku

E publikuar: 10/06/2015 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim Artan Avdiun – drejtor i programit të USAID-it, AKT LS, Agim Salihun – udhëheqës i objektivit 3 të programit AKT US dhe Merisa Kasapolli, zyrtare e AKT LS.
Kryetari Haziri është informuar për aktivitetet e AKT LS në Komunën e Gjilanit dhe për koordinim të mëtutjeshëm në të gjitha komponentat e programit.
Gjithashtu, në këtë takim është biseduar kryesisht për koordinim të aktiviteteve për programin Avancojmë Kosovën së Bashku, sikurse edhe rreth projekteve të mundshme të infrastrukturës, të cilat do të mbështeteshin në partneritet të përbashkët mes AKT LS dhe Komunës.
Ndër të tjera, gjatë këtij takimi është folur edhe për ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve komunal, realizimin e projekteve dhe përkrahjen në zhvillimin ekonomik lokal.
Artan Avdiu, drejtor i programit AKT LS, ka falënderuar kryetarin Haziri dhe stafin e tij për bashkëpunimin e mirë që kanë treguar deri në këtë fazë.
Nga ana e tij, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar përfaqësuesit e programeve të USAID-it për bashkëpunimin dhe mbështetjen që i kanë dhënë komunës së Gjilanit, nga e cila kanë përfituar qytetarët, duke ua bër jetën më të mirë.