Gjilani dhe Prishtina synojnë fitore për kreun e tabelës

E publikuar: 21/10/2017 10:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 11-të në elitën e futbollit kosovar.

Humbjes së Llapit në udhëtim te Prishtina më së shumti iu kanë gëzuar dy skuadrat që do të luajnë sot Gjilani dhe Prishtina.

Fitorja eventuale e këtyre dy skuadrave do të thotë se do ta largonin Llapin nga pozita e liderit.

Skuadra nga kryeqyteti kosovar, Prishtina do të luaj një ndeshje të lehtë në letër por të vështirë në fushë pasi pret rivalin e vjetër Besën nga Peja.

Kaltër e bardhët vijnë në këtë takim pas dy fitoreve shumë të rëndësishme ndërsa edhe pejanët pas një fitore ndaj Vllaznisë së Pozhoranit.

Fitorja eventuale e Prishtinës do t’i ngrite ata në krye të elitës së futbollit kosovar.

Ndërkohë në qytetin e Gjilanit, Vllaznia e Pozhoranit do të mirëpres Gjilanin.

Vllaznia është e fundit në tabelë ku pas 10 javësh ka shënuar vetëm një fitore dhe ka marrë një barazim.

Pozhoranasit do të kenë punë të vështirë pasi presin Gjilanin në super formë që nuk di për humbje në këto 10 ndeshje.

Skuadra e Arbnor Morinës me një fitore eventuale do të bëhej lider i ri në futbollin kosovar duke kaluar Llapin. /Telegrafi/