Gjilanasi mbjell kanabis në oborrin e shtëpisë

E publikuar: 28/08/2019 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia në Gjilan ka arrestuar një person pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe janë konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 61.9 gramë, përcjell Infosot.

Po ashtu në serën e të dyshuarit janë gjetur katër bimë të llojit kanabis sativa.

“Një mashkull K/Shqiptar është arrestuar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe janë konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 61.9 gramë, një armë automatike dhe tetë gëzhoja. Po ashtu në serën e të dyshuarit janë gjetur katër bimë të llojit kanabis sativa. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.