Gjilanasi Burim Sadriu i respektuar nga personalitetet e larta amerikane

E publikuar: 14/01/2018 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Burim Sadriu nga Gjilani që nga viti 2006 punon në ambasadën amerikane në Baghdad si pjesë e logjistikës. Burimi në fakt ka një reputacion dhe një respekt të jashtëzakonshëm nga të gjithë punonjësit e ambasadës dhe nuk e ka problem të takojë apo të bëjë foto me çdo personalitet të lartë amerikan kur vizitojnë Irakin.

Burim Sadriu ka shumë arsye të mburret me punën që e bënë në Irak. Ndonëse larg familjes, Burim Sadriu për asnjë çast nuk e ka harruar edukatën dhe këshillat që ka marrë nga prindi i tij Ramadan Sadriu, ish profesor i sociologjisë, një profesor shumë i respektuar në Gjilan.

Burim Sadriu që nga viti 2006 punon në ambasadën amerikane në Baghdad. Është pjesë e logjistikës, por kjo nuk e pengon atë që në të gjitha takimet të përshëndetet ose edhe të bëjë foto me të gjitha personalitetet më të larta të shtetit amerikan.”Punoj me seriozitet të madh dhe me përkushtim e kryej punën. Më respektojnë të gjithë në punë sepse e dinë që kam karakter dhe jam rigoroz në punë” u shpreh Burimi për rajonipress.

“Kam takuar shumë zyrtar të lartë amerikan dhe pothuajse me të gjithë kam folur dhe jam përshëndetur. Është një ndjenjë e veçantë kur takon njerëz me ndikim dhe posaçërisht është kënaqësi kur takon miqtë amerikan dhe ata që e shpëtuan popullin e Kosovës nga shfarosja. Unë përulem para çdo ushtari apo eprori amerikan sepse vetëm në këtë mënyrë i dalim hakut SHBA-së dhe popullit të saj që na ndihmojë në ditët më të vështira”u shpreh Burim Sadriu.

Burimi thotë se një takim që e veçon është ai me John McCann dhe Chiristopher Hill.

Ndryshe, Burimi merret edhe me sport dhe shihet se ka një fizik të ruajtur mirë dhe në Kosovë kur vije pothuajse është i rregullt në fitneset vendore. “E dua Kosovën, e dua Gjilanin e dua vendlindjen e babit Sllubicën. I dua të gjithë sepse këtu jam rritur dhe kjo Kosovë e ky Gjilan më ka bërë të mundur të jam ky që jam” tha Sadriu..