Gjilan: Policia gjeti granatë dore në një veturë

E publikuar: 26/07/2015 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Gjilanit ka ndaluar një veturë të dyshimtë me tabela 06. Sipas Ismet Hashanit zëdhënës i Policisë rajonale gjatë kontrollit nga ana e policisë në veturën e të dyshuarit është gjetur një granatë dore.

Me këtë rast policia ka arrestuar një shqiptar të dyshuar .

Hashani tha se nuk ka eksplodim të granatës dhe se shumë policë ndodhen në vendin e ngjarjes, por gjithçka është në kontrollë./rajonipress/