Gjilan: Arrestohet e dyshuara për rrahjen e një mashkulli

E publikuar: 09/08/2018 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar një femër e cila dyshohet pas një mosmarrëveshjeje e kishte sulmuar fizikisht një mashkull, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit dhe pas tretmanit është liruar në shtëpi, ndërsa e dyshuara pas intervistimit, me vendimin të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.