Gjilan, 130 mostrat e marra dje rezultuan negative për Covid-19

01.05.2020 12:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Gjilan, 130 mostrat e marra dje rezultuan negative për Covid-19

Komiteti për menaxhimin e emergjencave në Gjilan, i udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, kanë thënë se janë të lumtur që lakorja e infeksionit me Covid-19 atje po shkon drejt zeros.

Pas takimit u tha se nga 130 mostrat e marra dje nga kjo komunë, që të gjitha rezultuan negative.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se pavarësisht se ditëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast pozitiv, qytetarët duhet të vazhdojnë të vetëpërmbahen sepse, siç tha, akoma nuk ka përfunduar lufta kundër Covid-19.

Nënkryetari Arbër Ismajli ka falënderuar shtabin emergjent të Gjilanit, i cili është gjithëpërfshirës, për punën dhe angazhimin e madh kundër përhapjes së Covid-19.

Drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Ajhane Sefiu, është shprehur e lumur që testet e fundit kanë rezultuar negativë, ndërkaq ka shtuar se kjo nuk do të thotë se jemi të lirë të veprojmë si më parë.

Ndërkohë, drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Ukshin Ismaili, ka thënë se duhet të vazhdojë disiplina dhe vetëpërmbajtja e qytetarëve, duke ripërsëritur sloganin ‘dimë, duam dhe ia dalim’.

Drejtori i QKMF-së në Gjilan, Fejzulla Berisha, tha se jemi në drejtim të mirë, duke shfaqur shpresën se do t’ia dalin bashkërisht si ekip.

Në emër të policisë ka folur majori, Alban Ramushi, derisa në emër të Njësisë së Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ka folur Rabit Murseli, të cilët kanë kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat kundër përhapjes së virusit Corona.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Data e zgjedhjeve, peng i pandemisë në Maqedoninë e Veriut

Data e zgjedhjeve, peng i pandemisë në Maqedoninë e Veriut

Mbi 1 milion euro janë mbledhur taksa nga importi i mallrave nga Serbia, që nga reciprociteti

Mbi 1 milion euro janë mbledhur taksa nga importi i mallrave nga Serbia, që nga reciprociteti

Skenarët e mundshëm të krizës

Skenarët e mundshëm të krizës

Emini: Krijimi i qeverisë Hoti ka shumë gjasë të sjellë destabilizim

Emini: Krijimi i qeverisë Hoti ka shumë gjasë të sjellë destabilizim

Jovic pranon ofertën e Milanit, “topi” kalon te Real Madrid

Jovic pranon ofertën e Milanit, “topi” kalon te Real Madrid

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

Kurti: Aryeja e dërgimit të kërkesës për opinion në Komisionin e Venedikut

Kurti: Aryeja e dërgimit të kërkesës për opinion në Komisionin e Venedikut

Efektet e distancimit social – ndikimi në aspektin psikologjik dhe menaxhimi i tyre

Efektet e distancimit social – ndikimi në aspektin psikologjik dhe menaxhimi i tyre

Ancelotti: Skuadra e Milanit që humbi Ligën e Kampionëve ndaj Liverpool në vitit 2005 ishte më e mirë se ekipet fituese të vitit 2003 dhe 2007

Ancelotti: Skuadra e Milanit që humbi Ligën e Kampionëve ndaj Liverpool në vitit 2005 ishte më e mirë se ekipet fituese të vitit 2003 dhe 2007

Ismaili: Tendencat autoritare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen

Ismaili: Tendencat autoritare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen

Kryeparlamentarja Osmani më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

Kryeparlamentarja Osmani më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

Kadrijaj: Haxhiu dhe Vitia po merren me trafikime testesh dhe njerëzish

Kadrijaj: Haxhiu dhe Vitia po merren me trafikime testesh dhe njerëzish

Heshtja e ndërkombëtarëve 21 vjet pas lufte, është amnisti për këto krime

Heshtja e ndërkombëtarëve 21 vjet pas lufte, është amnisti për këto krime

Kurti: Bisedova në telefon me përfaqësuesit e Sanxhakut, folëm rreth gjendjes së koronavirusit

Kurti: Bisedova në telefon me përfaqësuesit e Sanxhakut, folëm rreth gjendjes së koronavirusit

Tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me koalicionin në ardhje

Tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me koalicionin në ardhje

Miftaraj për InfoSot: Masa e përkohshme nuk e vërteton nëse dekreti i Presidentit është i bazuar në Kushtetutë

Miftaraj për InfoSot: Masa e përkohshme nuk e vërteton nëse dekreti i Presidentit është i bazuar në Kushtetutë