Gjigandi Kinez Tencent blen 12% të aksioneve të Snapchat

E publikuar: 09/11/2017 08:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania Kineze Tecent lajmëroi ditën e sotme se ka blerë 12% të aksioneve të Snapchat, një lajm i mirë pasi startupi Amerikan humbi 20% të vlerës pas një tjetër raporti financiar zhgënjyes.

Aksionet e kompanisë u rritën me 2% në 14.80 dollar menjëherë pas lajmit. Që nga 2012-ta media raportonin një interes në rritje të Tencent ndaj Snapchat.

Gjigandi Kinez është një prej firmave më të fuqishme teknologjike në botë e fokusuar kryesisht në investime dhe ka në pronësi aplikacionin e komunikimit WeChat.

Tecent ka qenë një investitor i vazhdueshëm  i Snapchat edhe përpara se ky i fundit të dilte publikisht.

Aksionet e blera mendohet të kenë një vlerë prej 2 miliard dollarësh. Tencent gjeneron 4.3 miliard dollar të ardhura nga lojëra në tre mujorin e dytë të këtij viti.

Konglomerati ka pasur një betejë të gjatë me grupin Alibaba për dominimin e industrisë së teknologjisë në Kinë.

Vitin e kaluar kompania pagoi 8.6 miliard dollar për lojën hit, Clash of Clans. /CIO Albanian