Gjigandi i motorit të kërkimit Google nuk është i obliguar të kontrollojë uebsajtet

E publikuar: 01/03/2018 08:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjigandi i motorit të kërkimit nuk është i obliguar të sigurohet se uebsajtet nuk përmbajnë përmbajtje diskretituese përpara se të publikojë lidhjet e tyre në rezultat e kërkimit tha Gjykata e Lartë Gjermane.

Çështja e cila merr fillin nga “e drejta për tu harruar” është sjellur në gjykatë nga dy individë të cilët kërkojnë që Google të bllokojnë lidhjet e uebsajteve ku ata ishin sulmuar verbalisht nga përdorues të tjerë.

Ata dëshironin që Google të vendoste filtra për të bllokuar shfaqjen uebsajteve në rezultatet e kërkimit të cilat përmbanin komente fyese ndaj tyre.

Gjykata Federale Gjermane tha se operatori i motorit të kërkimit mund të merrte masa vetëm në rastin kur vihet re shkelje e të drejtave të individit dhe jo të kontrollone paraprakisht nëse përmbajtja përputhet me rregullat.

Në Maj të 2014-ës Gjykata Evropiane vendosi se njerëzit mund të kërkonin nga motorët e kërkimit si Google apo Microsoft Bing të hiqnin përmbajtje joadekuate nga rezultatet e kërkimit.

Ky vendim u quajt më pas “e drejta për tu harruar.”

Që atëherë Google kishte marrë 2.4 milion kërkesa për heqjen e përmbajtjeve ku 43% janë pranuar. /PCWorld Albanian