Gjigandi botëror SPAR hap pikën e dytë në Prishtinë

E publikuar: 21/06/2019 00:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hapet edhe pika e dytë në Prishtinë e gjigandit botëror të supermarketeve SPAR.

SPAR Kosova, duke parë kërkesën e mëdha të konsumatorëve që me hapjen e marketit të parë në lagjen Taslixhe, po vjen shpejt edhe me marketin e dytë me radhë, në lokacionin strategjik të Rrugës C në kryeqytet.

Me fillimin e shtrirjes në Kosovë, SPAR, si rrjeti më i madh i supermarketeve në botë, e vendos Kosovën në hartën globale, duke e bërë kështu shtetin e 49 në të katër kontinentet, të cilat tashmë ofrojnë për konsumatorët shumëllojshmërinë e produkteve të cilësisë më të lartë.

Aktualisht, në botë ka 13,115 markete të SPAR-it, të cilat përmbushin nevojat e mbi 13.5 milionë konsumatorëve në ditë.

SPAR Kosova synon të jetë supermarketi kryesor ushqimor në treg, duke ofruar përvojën më të mirë të blerjes dhe duke u fokusuar në vlerat kryesore të cilat ky brend i promovon: freskinë e produkteve, shumëllojshmërinë, cilësinë e pakrahasueshme dhe mbi të gjitha nivelin e lartë të kujdesit ndaj klientëve.

Pas hapjes së marketit të dytë, të premtën, më 21 qershor, duke parë kërkesën e jashtëzakonshme të konsumatorëve, SPAR shumë shpejtë do të jetë edhe më pranë tyre, me pikën e tretë në Prishtinë.