Gjetja e dronit në mesin e aeroplanëve për 28 sekonda, nuk është sfidë e lehtë për ta përfunduar (Foto)

E publikuar: 01/03/2019 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Enigma e ilustruar që është shpërndarë së fundmi, i ka hutuar përdoruesit e rrjeteve sociale.

Në të shfaqen shumë aeroplanë, mes të cilëve edhe një dron, i cili kërkohet të gjendet për 28 sekonda, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, as ata që kanë pamje shumë të mirë, po e kanë vështirë ta gjejnë pajisjen që dirigjohet nga larg, mes fluturakeve tjera.

Ngjyrat e njëjta dhe roza  ndezur në sfond, e bënë situatën edhe më të vështirë, madje disa shikuesve ua turbullon pamjen në tërësi.

Droni në mes të rrethit

Të gjithë ata, që nuk e kanë të lehtë për ta përfunduar këtë sfidë, atëherë mund ta shohin se ku ndodhet në imazhin e rrethuar. /Telegrafi/