Gjeti portofolin me para, ua la pronarëve te dera e shtëpisë (Video)

E publikuar: 22/09/2017 21:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çfarë do të bënit po të gjenit një portofol me 1.500 dollarë brenda? A do ta kthenit atë?

Adoleshenti nga Kalifornia, Tyler Opdyke, ktheu një portofol të mbushur me para që ai gjeti në rrugë.

Askush nuk iu përgjigj derës së personit që e kishte humbur portofolin, kështu që ai drejtohet nga kamera e sigurisë para se ta vendosë atë pranë hyrjes dhe largohet.

Pronarët më vonë e shpërblyen atë me 150 dollarë.