Gjetaj: S’ka varrezë masive në Ranillug

E publikuar: 30/07/2015 19:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prenk Gjetaj, Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, ka thënë për Klan Kosova se gërmimet e nisura në mëngjesin e sotëm për varrezë masive në fshatin Ranillug të Komunës së Kamenicës, kanë përfunduar pa rezultate

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se ka gjasë që gërmimet të vazhdojnë sërish nëse ka vullnet për tu bërë një gjë e tillë.