Gjermania thotë se nuk është në recesion ekonomik

E publikuar: 23/08/2019 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjermania nuk është në recesion.

Kështu kanë thënë nga Ministria e Ekonomisë së Gjermanisë këtë të premte.

Ky qëndrim vjen pasi që ekonomia më e madhe në Evropë është tkurrur për 0.1 përqind në çerekun e dytë të vitit, shkruan Euronews.

“Aktualisht nuk jemi në recesion”, kanë thënë nga ministria.

“Tani është koha për të siguruar rritje përmes politikave të mençura të rritjes”.