Gjermania shënon vetëm tri viktima të koronavirusit për 24 orë

E publikuar: 28/06/2020 08:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar tre të vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 8,957, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 256 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 193,499.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.