Gjermania konfiskon një server me të dhëna të ndjeshme për Shtetet e Bashkuara

E publikuar: 09/07/2020 19:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me kërkesën e qeverisë amerikane, autoritetet gjermane konfiskuan një server kompjuterik që përmban një numër të madh dosjesh nga agjencitë federale, shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit të SHBA, të marra gjatë vjedhjes së të dhënave në Houston muajin e kaluar.

Zyra e prokurorit në Zwickau, një qytet gjerman afër kufirit me Çekinë, njoftoi dje se serveri ishte sekuestruar më 3 korrik, bazuar në kërkesën e autoriteteve amerikane, raporton AP.