Gjermania e nënvlerësoi rrezikun e Coronës

18.05.2020 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Gjermania e nënvlerësoi rrezikun e Coronës

Politika në Gjermani hezitoi gjatë në javët e para të vitit 2020 derisa mori vendime e masa të forta në luftë kundër pandemisë Corona, konstatojnë mediat. U humbën 78 ditë nga paralajmërimi i parë?

Gazeta gjermane “Welt am Sonntag” dhe ekipi i hulumtuesve të “Bayerischer Rundfunk” janë fokusuar tek disa çështje që prekin reagimin ndaj pandemisë. Pse rreziku i virusit të Coronës, SARS-coV-2 nuk u identifikua më parë? Pse në Gjermani për një kohë të gjatë mendohej se gjendja ishte e sigurtë, dhe duhej të kalonin disa javë, deri sa qeveria të merrte masa në luftimin e infeksioneve? Gazetarët gjermanë kanë ndeshur në dokumente të brendshme, e në bazë të tyre kanë bërë rikonstruktimin e ngjarjeve.

Më 31 dhjetor 2019 sistemi ndërkombëtar i hershëm i paralajmërimit, ProMED dërgoi një e-mail, ku flitej për një formë të panjohur të sëmundjes së mushkërive në Kinë. Njoftimin e mori edhe Instituti Robert Koch në Berlin. Ky ishte sinjali i parë për fillimin e një gare me kohën në luftë kundër virusit, por kaluan disa javë derisa përgjegjësit në politikë zbatuan masat në luftë kundër virusit.

Jo më i keq se një grip?

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn më 23 janar në televizionin gjerman tha: “zhvillimi këtu, dinamika e infeksionit është shumë më e butë, se e shohim tek gripi.” Në fund të janarit u shfaqën infeksionet e para në Gjermani, shumica me simptoma të vogla. Mjeku i klinikës së Mynihut, Shvabing, Prof. Clemens Wendtner që trajtoi rastet e para tha në fillim, se “nëse do të kishim pasur pacientë me simptoma të rënda, rrezikshmëria do të ishte klasifikuar ndryshe.”

Edhe funksionarë në Berlin arritën vonë tek ky vlerësim i virusit. Infeksionet e para në Gjermani çuan në konkluzione të gabuara, shikoni, ne mund ta zbusim gjendjen. Kur më 29 janar u shfaqën rastet e para në të gjithë botën, komisioni parlamentar i Shëndetësisë u mblodh në Bundestag. Corona nuk ishte në pikat e para të axhendës. Aty nuk u fol as edhe për dokumentin, “Raport mbi analizën e rrezikut për mbrojtjen e popullsisë” nga viti 2012, se çfarë duhet bërë në rast të një pandemie, të mbyllen shkollat apo evente të mëdha. Në janar kreu i Institutit Robert Koch kritikoi “politikën informative të Kinës.” Nuk është ende e qartë, si transmentohet virusi.

Gjendja “është serioze”

Dy javë më vonë, ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn tha, se pandemia “është përfytyrim aktualisht ireal”. Politikani i të Majtëve, Achim Kessler anëtar i komisionit të shëndetësisë shprehet me kritika. “Ne na u tha se ka në Gjermani plane pandemie për gripin influenca. E ato përshtaten tani për virusin Corona, dhe gjithçka nuk është aspak problematike.”

Mediat gjermane shkruajnë, se që në shkurt ka pasur diskutime në qeverinë gjermane për një plan masash kufizuese. Por në një kohë që virusi përhapej në botë, në Gjermani u festuan karnavalet. Më 26 shkurt në një takim në Ministrinë e Brendshme me protokoll sekret, por që mediat gjermanë e zotërojnë, u fol për mungesat e maskave.

Më 11 mars Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandeminë botërore. Më 18 mars kancelarja gjermane në një fjalim në televizionin gjerman tha “është serioze. Merreni edhe ju seriozisht.” Sida më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore, tha Merkel. Vendi kaloi në masa kufizuese që zgjatën disa javë. Deri më tani janë regjistruar 7914 të vdekur. Gjermania krahasuar në shkallë ndërkombëtare vërtet e përballoi dhe menaxhoi mirë krizën e Coronës. Por ajo që është e qartë, nga njoftimi i parë i ProMEd kaluan 78 ditë derisa u morën masa të forta kundër pandemisë. /DW/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Gjermania e nënvlerësoi rrezikun e Coronës

Gjermania e nënvlerësoi rrezikun e Coronës

Molby, e mbështet idenë e transferimit të Timo Werner në Anfield

Molby, e mbështet idenë e transferimit të Timo Werner në Anfield

Haziri: As mos pranoni e as mos shkoni mysafir te askush

Haziri: As mos pranoni e as mos shkoni mysafir te askush

Shpallet fajtor izraeliti për vrasjen e palestinezit 18-muajsh dhe prindërve të tij, pritet burgimi i përjetshëm

Shpallet fajtor izraeliti për vrasjen e palestinezit 18-muajsh dhe prindërve të tij, pritet burgimi i përjetshëm

Veseli përsëritë kërkesën për ndërtimin e muzeve të dëbimit dhe gjenocidit serb në Kosovë

Veseli përsëritë kërkesën për ndërtimin e muzeve të dëbimit dhe gjenocidit serb në Kosovë

Vendet më të rrezikshme ku mund të infektoheni me koronavirus

Vendet më të rrezikshme ku mund të infektoheni me koronavirus

5 milionë euro për bujqësinë

5 milionë euro për bujqësinë

Klubet nga sot mund të fillojnë stërvitjet në grupe

Klubet nga sot mund të fillojnë stërvitjet në grupe

Haradinaj: Për ta rimëkëmbur vendin duhet një qeveri me mandat të plotë

Haradinaj: Për ta rimëkëmbur vendin duhet një qeveri me mandat të plotë

Hajdari thirrje Bashës: Mos rrini kot nëpër sheshe! Hajde në tryezë dhe më mbështet

Hajdari thirrje Bashës: Mos rrini kot nëpër sheshe! Hajde në tryezë dhe më mbështet

KFOR’i njofton për zhvillime e fundit në Veri

KFOR’i njofton për zhvillime e fundit në Veri

Daçiq: Gjendja e serbëve dhe të Kishës Serbe në Mal të Zi dhe kujdesi për to është e drejt legjitime e Serbisë

Daçiq: Gjendja e serbëve dhe të Kishës Serbe në Mal të Zi dhe kujdesi për to është e drejt legjitime e Serbisë

Dy raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, të shëruar janë 12 qytetarë

Dy raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, të shëruar janë 12 qytetarë

Çfarë pasurie ka deklaruar Haki Abazi në AKK, shtëpi, vetura, para të gatshme

Çfarë pasurie ka deklaruar Haki Abazi në AKK, shtëpi, vetura, para të gatshme

Nga Mark Marku: Një front qëndrese qytetare kundër diktaturës së mafias

Nga Mark Marku: Një front qëndrese qytetare kundër diktaturës së mafias

Shkaku i një prone publike u rrahen shtatë personave në Istog

Shkaku i një prone publike u rrahen shtatë personave në Istog