Gjermania e hape nji qendër enkas për refugjatët nga Ballkani

E publikuar: 01/09/2015 17:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet gjermane bajne me dije se ndërtesa ma parë ka funksionue si kazermë ushtarake. Arsyeja e kësaj iniciative nga shteti gjerman asht kthimi i emigrantëve sa ma shpejt në vendet e tyne t’origjinës, mbasi shansat për me fitue azil janë shumë të vogla.

Gjatë qëndrimit t’azilkërkusve në këtë qendër, shteti gjerman ka me i verifikue kushtet për marrjen e azilit.

Simbas statistikave të qeverisë gjermane, nga 20.000 kërkesa për azil në Gjermani që janë dorëzue nga fillimi i Kallnorit deri në fund të Korrikut, rreth 15.3% ose rreth 3.000 prej tyne vijnë prej Kosovës, 15% tjera vijnë prej Shqipnisë dhe rreth 6% nga Serbia.