Gjermania dëbon edhe 69 refugjatë kosovarë

E publikuar: 27/05/2015 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të martën nga aeroporti i Badenit në Karlsruhe është bërë dëbimi në Kosovë i 69 refugjatëve kosovarë.

Me këtë rast është zhvilluar një protestë. Aksioni i dëbimit është zhvilluar në orët mëngjesit ndërsa protesta në natën në mes të së hënës dhe të martës.
Bëhet fjalë për grumbullimin e rreth 40 vetave për të protestuar para qendrës së landit për pranim të azilkërkuesve.

Protesta është neutralizuar nga policia kështu që dëbimi ka rrjedhur pa incidente.

Protestuesit ishin grumbulluar rreth mesnatës së të hënës para dyerve të qendrës së përmendur dhe kishin bllokuar hyrjen, ka thënë për mediet gjermane një zëdhënës i policisë.

Zyrtarët policorë i kanë paralajmëruar ata që të largohen por pa sukses. Në fund policët kanë ndërhyrë për ta liruar hyrjen, duke i larguar demonstruesit nga ajo. /albinfo/