Gjermania arreston tre kosovarë të dyshuar për terrorizëm

E publikuar: 22/03/2016 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Tre shtetas kosovarë janë arrestuar në autostradën Munich – Salzburg pasi dyshohen se kanë lidhje me rrjete terroriste.
Një zëdhënës i prokurorisë në rajonin e Bavarisë ka konfirmuar raportet e mediave gjermane, por nuk është e qartë nëse kanë lidhje me sulmin në Bruksel, raporton KTV.

Treshja kosovare po ngiste një makinë me targa belge të Brukselit. Dy prej të arresturave ishin vëllezër të moshave ndërmjet 36 dhe 46 vjet.

Ata punonin në një kompani ndërtimesh. Njëri prej të arrestuarve kishte fletëarrestim kur fshihej në Kosovë dhe për të kishte një urdhër dëbimi nga Belgjika.