Gjermani: Studentes i ndalohet veshja e niqabit në shkollë

E publikuar: 23/08/2016 11:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një gjykatë gjermane ia ka ndaluar një studentes myslimane veshjen e niqabit në orë mësimore pas që shkolla në të cilët shkon ajo ishte ankuar se niqabi po e pengonte atë në zhvillimin e saj arsimor.

Studentja 18-vjeçe është urdhëruar nga shkolla e saj e pastaj nga një gjykatës se nuk do të mund ta vishte më atë veshje fetare e cila ia mbulon tërë trupin përfshirë dhe fytyrën, përveç syve, transmeton Express.

Ky vendim vjen disa ditë pasi aleatët e kancelares, Angela Merkel, thanë se burka, e cila dallon me niqabin, është në kundërshtim me integrimin.