Gjermani: Më shumë se 44 % mendojnë se myslimanëve u duhet ndaluar migrimi

07.11.2018 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Gjermani: Më shumë se 44 % mendojnë se myslimanëve u duhet ndaluar migrimi

Armiqësia ndaj të huajve në Gjermani është në rritje, sidomos në lindje të vendit. Në këtë rezultat ka arritur një studim i autoritarizmit bërë në Lajpcig. Autorët paralajmërojnë se demokracia është në rrezik.
Më shumë se një e treta e gjermanëve mendojnë se të huajt vijnë në Gjermani vetëm për të shfrytëzuar shtetin social. Ky është përfundimi i arritur nga një studim. Në Gjermaninë lindore gati gjysma besojnë të njëjtën gjë. Shumë vetë po ashtu janë të bindur se Republika Federale “ka ndryshuar shumë për keq”, gjithsej 35,6 përqind dhe kjo shifër është 44,6 përqind në lindje.

“Në Gjermaninë lindore ne kemi aktualisht 30 përqind të njerëzve, që i bashkohen me vendosmëri qëndrimeve kundër të huajve,” thotë drejtuesi i studimit Oliver Decker, nga Qendra e kompetencës për studimin e ekstremizmit në Lajpcig. Kjo është një shifër e madhe. Në Perëndim kjo shifër është 22 përqind. Që nga vitit 2002, Oliver Decker nxjerr të dhëna prezantuese të sondazheve për qëndrimet autoritare dhe ekstremiste të djathta në Gjermani.

Më shumë urrejtje ndaj myslimanëve dhe romëve

Studiuesit kanë parë se nuk ekziston vetëm një qëndrim paragjykues ndaj të gjithë migrantëve, por sidomos kundër myslimanëve dhe romëve. Sidomos kundër këtyre të fundit ka agresione të mëdha. Gati 60 përqind e të pyeturve ishin dakord me tezën, se romët kanë tendenca kriminale. Edhe paragjykimet kundër myslimanëve janë shtuar. Më shumë se 44 përqind mendojnë se myslimanëve u duhet ndaluar migrimi në Gjermani. Dhe një në dy vetë thotë se e ndien veten të huaj në Gjermani për shkak të myslimanëve.

Rezerva edhe kundër hebrejve

Pas disa incidenteve antisemitiste në Berlin shihet se armiqësia ndaj hebrejve është kthyer sërish në titujt e lajmeve. Sipas studimit, një në dhjetë gjermanë mendon, se ndikimi i hebrejve sot “është i madh”, dhe gati po aq shumë mendojnë se hebrejtë kanë diçka të veçantë dhe të çuditshme, prandaj “nuk përshtaten sa duhet me ne”. Autorët e studimit mendojnë se gjermanët kanë qëndrime edhe më të mëdha antisemitiste, por nuk e pranojnë sepse qëndrime të tilla janë të lidhura me izolimin social.

Sipas vlerësimeve të Oliver Decker urrejtja kundër të huajve, myslimanëve dhe romëve nuk ka direkt të bëj me grupin. Zhvillimi i mirë ekonomik në Gjermani vitet e fundit ka pasur të bëjë me heqjen dorë nga disa gjëra. Për shembull sistemet e sigurisë sociale janë reduktuar. Prandaj shumë vetë të indinjuar kanë ngecur në agresione autoritare. Këto kanë nevojë për një ventil, që njerëzit e kanë gjetur tek urrejtja ndaj të huajve.

Pasoja për principet demokratike

Ky është një zhvillim që rrezikon demokracinë në Gjermani, paralajmëron Decker. Sepse, megjithëse 90 përqind e të pyeturve mendojnë mirë për demokracinë, nën demokraci ata kuptojnë diçka tjetër nga një shoqëri ku të gjithë njerëzit të kenë të njëjtat të drejta dhe liri. “Një pjesë e madhe e shoqërisë pranon pikëpamjet, që demokracia mund të jetë edhe diçka si diktaturë e shumicës.”

Ata mendojnë se të drejtat që mbrojnë një person ose grup të veçantë nuk kanë pse ekzistojnë, nëse për të gjithë është e rëndësishme që ato të hiqen. Nëse ekziston shumica parlamentare për këtë, atëherë edhe rruga për demokracinë, pra me zgjedhjen e deputetëve, mund të rrezikojë demokracinë, paralajmëron studimi.

Ekstremistët e djathtë gjejnë tek AfD mënyrën e shprehjes politike

Sipas studimit gati tetë përqind e të pyeturve mendojnë, se një diktaturë në kushte të caktuara do të ishte formë më e mirë shtetërore. Më shumë se 11 përqind duan të kenë një udhëheqës, që “të qeveris me dorë të fortë” vendin. Qëndrimet antidemokratike dhe kundër të huajve janë tek AfD më të shpeshta. “Zgjedhësit me pikëpamje ekstremiste të djathta kanë gjetur tek AfD një mënyrë të shprehjes politike”. Pavarësisht nga kjo armiqësia ndaj të huajve është e lartë edhe tek zgjedhësit e partive të tjera, CDU, CSU, SPD dhe FDP, me gati 20 përqind.

“Ne mund të themi se 30 përqind e popullsisë ka qëndrim demokratik të lirë,” thotë Decker. Kjo nuk duket shifër e lartë, por këta njerëz janë të gatshëm të luftojnë për demokraci dhe të pranojnë qëndrime të tjera. Përveç kësaj një pjesë e madhe e gjermanëve janë ambivalentë për demokracinë, por kjo nuk do të thotë se janë automatikisht autoritar. Prapë se prapë 40 përqind e njerëzve preferojnë struktura autoritare të shoqërisë. “Prandaj aktualisht kemi polarizim të madh të shoqërisë,” thotë Decker. /DW/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Gjermani: Më shumë se 44 % mendojnë se myslimanëve u duhet ndaluar migrimi

Gjermani: Më shumë se 44 % mendojnë se myslimanëve u duhet ndaluar migrimi

Thaçi dhe Vuçiq do të takohen nesër në Bruksel

Thaçi dhe Vuçiq do të takohen nesër në Bruksel

Ismaili: Mjekët nuk e kanë zgjedhje të parë shkuarjen në Gjermani

Ismaili: Mjekët nuk e kanë zgjedhje të parë shkuarjen në Gjermani

Kadaj-Bujupi për shtesat: Nga Viti i Ri, edhe fëmijët e Kosovës me ‘rrogë’

Kadaj-Bujupi për shtesat: Nga Viti i Ri, edhe fëmijët e Kosovës me ‘rrogë’

Kuvendi miraton rezolutën për shtesat e fëmijëve

Kuvendi miraton rezolutën për shtesat e fëmijëve

Dogana konfirmon se ka nisur zbatimi i vendimit për taksë ndaj mallrave serbe

Dogana konfirmon se ka nisur zbatimi i vendimit për taksë ndaj mallrave serbe

Haradinaj: Roli konstruktiv i Francës i domosdoshëm në procesin e liberalizimit të vizave

Haradinaj: Roli konstruktiv i Francës i domosdoshëm në procesin e liberalizimit të vizave

Veseli: Liberalizimi i vizave është çështje teknike, jo politike

Veseli: Liberalizimi i vizave është çështje teknike, jo politike

Hakmerren në Beograd për taksën, thonë se Komoret kanë tërhequr njohjen

Hakmerren në Beograd për taksën, thonë se Komoret kanë tërhequr njohjen

“Franca nuk ka vija të kuqe, Kosova e Serbia sa më shpejtë të gjejnë zgjidhje”

“Franca nuk ka vija të kuqe, Kosova e Serbia sa më shpejtë të gjejnë zgjidhje”

Shala thotë se Kosova nuk do ta tërheqë taksën ndaj mallrave serbe

Shala thotë se Kosova nuk do ta tërheqë taksën ndaj mallrave serbe

Dëshmitari: Në Krushë të Vogël u vranë rreth 70% të burrave dhe djemve

Dëshmitari: Në Krushë të Vogël u vranë rreth 70% të burrave dhe djemve

Rasti “Medicus”, mbrojtja kërkon edhe një herë rigjykim

Rasti “Medicus”, mbrojtja kërkon edhe një herë rigjykim

Hoxha: Premtuam liberalizimin e vizave sepse ashtu na premtuan

Hoxha: Premtuam liberalizimin e vizave sepse ashtu na premtuan

“Taksa për importet nga Serbia – taksë për kompensim të dëmit ekonomik”

“Taksa për importet nga Serbia – taksë për kompensim të dëmit ekonomik”

Moti për nesër

Moti për nesër