Gjermani, gjendet trupi i pajetë i një shqiptari

E publikuar: 25/05/2017 10:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shtetas shqiptar është gjetur i pajetë në një liqen të Erbach.

Mësohet se bëhet fjalë për një person i cili banonte në landin Nordehein-Wrstfalen, ndërkohë policia e ka konsideruar si viktimë të dhunës.

Ndërkohë ekspertiza mjekoligjore ka dalë në përfundimin se 19-vjeçari shqiptar ka humbur jetën si pasojë e dhunës brutale të ushtruar ndaj tij de pasi ka humbur jetën është hedhur në liqen.

Ende nuk ka detaje për sa i përket hetimit të policisë gjermane, pasi hetimi është ende në zhvillim e sipër.