Gjermani e ndihmon Kosovën në menaxhimin e mbeturinave

E publikuar: 15/12/2017 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e MMPH-së, Reshitaj dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Heldt nënshkruan një Memorandum të Mirëkuptimit në mes të Gjermanisë dhe Kosovës për sektorin e menaxhimit të mbeturinave.

Të dy vlerësuan bashkëpunimin në mes të Qeverisë së Gjermanisë dhe Qeverisë së Kosovës deri më tani dhe shprehën dëshirën që ai bashkëpunim të vazhdojë duke u mbështetur në suksesin e aktiviteteve të përbashkëta.

Një projekt kyç i bashkëpunimit gjermano-kosovar në këtë sektor ka qenë projekti i reformimit të menaxhimit të mbeturinave “Gara për Mjedis të Pastër (GMP). GMP është implementuar gjatë vitit 2016 me një synim të përgjithshëm për të fuqizuar performancën në menaxhimin e mbeturinave në 17 komuna pjesëmarrëse dhe 5 ndërmarrje publike. Vlera e kësaj mbështetje për komunat, si rezultat i performancës së tyre për të përmirësuar kritere të caktuara mjedisore, është rreth 3.4 milion euro në formë të pajisjeve (kamionë, kontejnjerë, etj.), mjete këto që ndahen nga Banka Gjermane për Zhvillim-KfË. Rezultatet kryesore të projektit janë:Rritja e shkallës së mbulimit të shërbimit për 12.1; Rritja e shkalla së inkasimit për 12.3 per qind. Reduktimi i deponive ilegale për 47.3 per qind.

Parashihet që suksesi i GMP-së në të ardhmen të përsëritet dhe të transformohet në Skemën e Granteve të bazuar në Performancë (SGBP), e cila gjithashtu përkrahet nga MMPH. Rregullat dhe krijimi i SGBP-së duhet të zhvillohen në një proces gjithëpërfshirës dhe të bashkërenduar me të gjithë akterët relevantë.

Për më tepër, Gjermania do të mbështesë Qeverinë e Kosovës në shërbimet cilësore për të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe shërbimet e rregullta për grumbullimin e mbeturinave dhe eliminimin e deponive ilegale.