Gjermani: Azilkërkuesi shqiptar sulmon seksualisht 58-vjeçaren në park

E publikuar: 12/01/2016 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Që prej ngjarjes së rëndë në Këln, të tilla incidente me protagonistë refugjatët dhe azilkërkuesit, pushtojnë faqet e para të gazetave gjermane.

Kështu, një 22-vjeçar nga Shqipëria, azilkërkues në Gjermani, është prangosur pasi tentoi të përdhunonte një 58-vjeçare në një park në Siratal.

Gruaja po shëtiste në park, kur shqiptari iu afrua dhe e sulmoi seksualisht. Pasi u afruan disa kalimtarë, shqiptari ia mbathi.

Sipas policisë gjermane, ai u arrestua 45 minuta më vonë.

I riu e mbante me forcë 58-vjeçaren, teksa e prekte në vendet intime. Gruaja është plagosur lehtë. Ajo mori trajtim ambulator. /lajmi.net/