Gjermanët tallen me britanikët: “Brexit është sikur futbolli, në fund gjithmonë humb Anglia”

E publikuar: 27/11/2018 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një program televiziv gjerman është tallur rreth negociatave rreth Brexit – duke thënë se janë si në futboll ‘kur në fund Anglia humbet’.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, shfaqja në kanalin e Das Erste ka tallur Theresa Mayn, e cila po përballet me një betejë titanike për të marrë miratimin e saj nga deputetët në mes të kundërshtimit dërrmues nga të gjitha partitë politike.

Kështu, siç thuhet tutje, prezantuesi i show-it gjithashtu tallet me historinë e Anglisë për humbjen ndaj Gjermanisë në ndeshjet e futbollit.

Duke përmbledhur Brexit, prezantuesi tha: ‘Pra, për të përmbledhur, dhe bazuar në Gary Lineker: Brexit është një lojë e lehtë – 65 milionë britanikë ndjekin një ide qesharake dhe në fund Anglia gjithmonë do të humbasë’. /Telegrafi/