Gjërat që nuk duhet të bëni kurrë pas seksit

E publikuar: 04/12/2016 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë duken se kanë një rutinë përpara apo pas intimitetit me partnerin dhe në një mënyrë apo në një tjetër njerëzit bëjnë gjëra të caktuara. Duke mos ju kushtëzuar në dëshirat tuaja, më poshtë kemi vetëm gjërat që janë të ndaluara rreptësisht pas marrëdhënieve seksuale.

Mos u pastroni me letra të lagura
Nëse jeni të ndjeshëm ndaj kimikateve si alkooli, glicerinë, aromat apo vajra të caktuar, përdorimi i letrave të lagura pas marrëdhënieve seksuale mund të shkaktojë iritim. E mira është të pastroheni me ujë të rrjedhshëm.

Nuk duhet të flini me të brendshme prej dandelle, najloni e materiale të tilla
Pasi keni kryer marrëdhënie seksuale e pasi të jeni larë bëni mirë të vishni mbathje pambuku . Pas seksit, lëkura ka tendencë të jetë e ngrohtë dhe e lagësht, në sajë të djersës e sekrecioneve vaginale. Mbathjet sintetike mund të rrisin rrezikun e një infeksioni vaginal.

Mos provoni të laheni në pishina publike, apo xhakuzi.
Në përgjigje të stimulimit seksual që vjen nga presioni i xhakuzit, shanset për t’u infektuar rriten. Lëkura dhe organi juaj femëror është i ekspozuar ndaj baktereve.

Mos harroni të urinoni
Gjatë një marrëdhënieje seksuale, bakteret mund të shtyhen drejt fshikëz tuaj. Menjëherë pas një raporti intim duhet të siguroheni që jut ë “vetpastroheni” nëpërmjet urinimit.