Gjenerali serb Dikoviq thotë se ka shpëtuar 15000 shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë

E publikuar: 26/02/2017 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Ushtrisë Serbe, Ljubisha Dikoviq, ka dhënë një intervistë për gazetën Alo të Serbisë në të cilën mohon akuzat që bëhen ndaj tij në filmin dokumentar të publikuar ditë më parë nga Qendra për të Drejtën Humanitare, ku thuhet se rreth 1,400 civilë u vranë në vitin 1999 në zonën e Kosovës nga forca që ai i kontrollonte, njofton Klan Kosova.

Por, Dikoviq mohon akuzat, madje thotë se ai me brigadën e tij kanë shpëtuar jetën e mbi 15000 civilëve në Skenderaj e Drenas.

“Më vjen keq për të gjitha viktimat e pafajshme gjatë operacioneve luftarake në mbrojtje të atdheut në vitin 1999. Viktima të pafajshme ishin serbët, shqiptarët dhe qytetarët e tjerë në territorin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë, por edhe në të gjithë territorin e Republikës Federale të Jugosllavisë”, ka thënë Dikoviq.

“Krime kanë ndodhur dhe ushtria dhe anëtarët e saj nuk e fshehin, por për këto krime kanë nisur procedurat e duhura kundër kryerësve të tyre”.

Dikoviq shton se dokumentari i realizuar “ka për qëllim të diskreditojë luftën e guximshme të të gjithë anëtarëve të personelit të ushtrisë dhe komanduese në luftën kundër forcave terroriste shqiptare dhe agresionit të NATO-s”.

“Tendencioz, me qëllim të keq dhe pa asnjë dëshmi, duke u përpjekur për të bërë më përgjegjës për krime, se unë kam urdhëruar kryerjen e krimeve, nxitur krime, apo personalisht i kam kryer ato”.

“Dokumentet e paraqitura në film nuk paraqesin pjesën që ka të bëjë me sjelljen e ushtrisë kundër civilëve dhe mbrojtjen e jetën e tyre. Brigada e 37-të e motorizuar luftoi heroikisht kundër forcave terroriste shqiptare dhe agresionit të NATO-s. 60 të vdekur dhe 260 të plagosur ushtarë serbë, nga Qendra për të Drejtën Humanitare në Beograd nuk janë përmendur, as nuk janë të interesuar kush i bëri ato, sikur ata të kishin bërë vetëvrasje”.

“Më kujtohet në Drenas dhe Skenderaj kishte më shumë se 15.000 njerëz, jetët e të cilëve janë ruajtur”, pohon, pos tjerash, Dikoviq, njofton Klan Kosova.