Gjenerali i NATO-s thotë se taksa ndaj Serbisë mund të izolojë Kosovën

E publikuar: 28/11/2018 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjenerali i NATO-s, James Foggo që mori pjesë në ceremoninë e sotme të ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë, foli edhe për zhvillimet në veri.
Gjenerali i NATO-s ka pyetur se “a nuk është marre që Goran Rakiq ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës Mitrovica e veriut”.

Përpos kësaj Foggo, ka kërkuar që të ndërtohen ura në Kosovë për të mirën e të gjithëve.

Ai ka përmendur dialogun Kosovë- Serbi duke thënë se dy vendet duhet të aspirojnë integrimet euroatlantike për të mirën e dy popujve.

“Tarifa e vendosur 100% nga Kosova për mallrat e Serbisë rrezikon që ta izolojë Kosovën”, tha Foggo, raporto kallxo.com.

Disa ditë më parë, Qeveria e Kosovës mori vendim që të vendosë taksë doganore 100 për qind për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Kjo masë sipas qeverisë u mor si përgjigje ndaj politikave destruktive dhe jo bashkëpunuese të Serbisë karshi Republikës së Kosovës.