Gjenerali Clark i shkruan Haradinajt për 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s

E publikuar: 26/07/2019 10:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar sot një letër falënderimi nga ish- komandanti suprem i forcave të bashkuara të NATO-së për Europë, Wesley Clark. Përmes kësaj letre, Clark e ka falenderuar për mikpritjen dhe nderimet gjatë 20-vjetorit të ndërhyrjes së aleancës veri-atlantike në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Clark e ka përgëzuaer atë për angazhimin e tij gjatë këtyre viteve. Ka thënë se populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës dhe do ta lartësojë emrin dhe veprën e Gjeneralit Clark.

“I nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish-komandanti suprem i forcave të bashkuara të NATO-së për Europë, Ëesley Clark, përmes së cilës shpreh konsideratën për mikpritjen dhe nderimet gjatë 20-vjetorit të ndërhyrjes së aleancës veri-atlantike në Kosovë, si dhe më përgëzon për angzhimin tim përgjatë këtyre viteve për të sjellë progres dhe zhvillim në vend. Populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës dhe do ta lartësojë emrin dhe veprën e Gjeneralit Clark”, ka shkruar Haradinaj. /Gazeta Express/